Sulmuan Vinicius me thirrje raciste, policia “bën namin” në Valencia
Merr përmasa kombëtare në Spanjë çështja e thirrjeve raciste në adresë të sulmuesit brazilian të Real Madrid, Vinicius jr. gjatë ndeshjes në “Mestalla” kundër Valencias.
Pasi kërkoi ndërprerjen e ndeshjes për shkak të ofendimeve ma sfond racist dhe u përjashtua në fundin e takimit, Vinicius mund të jetë më i qetë pasi autoritetet kanë nisur të lëvizin për të bërë drejtësi.
Kështu, policia e Valencias ka identifikuar dhe arrestuar 3 persona që mendohet se kanë sulmuar verbalisht lojtarin me ngjyrë. Bëhet fjalë për të rinj të moshës 18-21 vjeç dhe ndaj tyre mund të ngrihen akuza.
Janë ndaluar gjithashtu edhe 4 persona të tjerë në Madrid të cilët mendohet se kanë vendosur një manekin në dalje të qëndrës stërvitore të Realit ku shkruanin se Madridi e urren Realin dhe lojtarin brazilian.