Tufa kritikon Vllazninë dhe tregon zgjedhjen që UEFA ka bërë për tifozët për finalen e C.League


Bashkim Tufa ka komentuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “RTV Ora”, klasiken e futbollit shqiptar, e cila u fitua me rezultatin 3-1 nga Tirana.

Gazetari i mirënjohur shprehet se ekipet ndërruan uniformat, teksa Vllaznisë që i nevojitej më tepër fitorja humbi ndaj një Tirane që luan për statistika.

“Në këtë ndeshje janë ndërruar uniformat. Vllaznia që duhet të bënte Vllazninë bëri Tiranën. Skuadra e drejtuar nga Plori ishe kot, nuk bëri asgjë në fushë. Të katërt golat i shënoi Tirana, pasi barazimi erdhi pas një autogoli nga bardheblutë. Ishte një ndeshje e performuar keq. E rrezikoi shumë objektivin me këtë humbje”, tha Tufa.

Gjithashtu ai u ndal edhe te Roma – Feyenoord, finalja Conference League duke dekalruar se UEFA ka zgjidhur problemin për të mos pasur incidente mes dy tifozërive.

“UEFA e ka bërë një ndarje. Në Durrës do të jenë tifozët e Fejnordit dhe në Tiranë do të jënë tifozët e Romës. Nuk do të ketë përplasje, janë angazhuar shumë forca policie”, tha Bashkim Tufa

EMISIONET