Trondit Zverev, zbulon se vuan nga sëmundja e diabetit

Trondit Zverev, zbulon se vuan nga sëmundja e diabetit

Tenisti gjerman Alexander Zverev zbulon një problem të rëndë shëndetësor duke tronditur jo pak botën e tenisit. I konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të raketës botërore, shtatlarti aktualisht në bokse për shkak të një dëmtimi, bën edhe deklaratën shokuese gjatë promovinit të shoqatësë bamirësisë me emrin e tij duke theksuar se vuan nga tipi 1 i diabetit. 

"Nuk e kanë ditur shumë njerëz. Nuk kam dashur të flas sepse mendoja që kindërshtarët do të ndiheshin më të fortë. Sot është ndryshe, jam më i matur dhe i pjekur dhe ndihem aq i sigurt sa mund ta bëj një deklaratë të tillë. 

Jam me fat qe bëj jetën që dua sepse jo shumë fëmijë e kanë këtë mundësi".

Zverev e ka zbuluar sëmundjen e diabetit që në moshën 4-vjeçare. 

EMISIONET