Tripletë e Vinicius dhe gol i Bellingham, Reali fiton me ''poker'' ndaj Osasunës

Tripletë e Vinicius dhe gol i Bellingham, Reali fiton me

“Humbja” e “Topit të Artë” duket se ka zgjuar “bishën” brenda tij.

Pas golit në mesjavë, ndaj “Kuqezinjve” të Milan në Champions League, “ylli” brazilian Vinicius Junior ka shkëlqyer sërish me fanellën e “Galaktikët” të Real Madrid, këtë herë duke shënuar tre nga katër golat në fitoren e madhe 4-0 ndaj Osasunas.

“Pistoni” i krahut të majtë të fushë shënoi në minutat 34’, 61’ e 69’, ndërsa për “vulosur” fitoren e thellë në sfidën e javës së 13-të të LaLiga mendoi Jude Bellingham.

Ndërkaq, falë këtij triumfi të thellë, “Galaktikët” e Carlo Ancelotti, ngushtojnë në 6 pikë diferencën me kryesuesit e Barcelona, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve, ndërsa skuadra e Osasuna mbetet në kuotën e 21 pikëve dhe vijon të mbetet në vendin e 5-të, me pikë të barabarta sa “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal.

EMISIONET