Tre lojtarë të Interit humbasin sfidën e Championsit me Bayer Leverkusen
Tre mbrojtësit e Interit, Francesco Acerbi, Denzel Dumfries dhe Tajon Buchanan nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës sot (e hënë) dhe nuk pritet të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
Interi do të udhëtojë për në Gjermani për ndeshjen ndaj Leverkusenit, duke mos llogaritur në shërbimet e Acerbi, Dumfries dhe Buchanan.
Kampioni në fuqi i Serie A u stërvit sot në Appiano Gentile dhe siç ka raportuar “Gazzetta dello Sport”, kjo treshe e lojtarëve nuk ishin të pranishëm.
Acerbi ende po vuan nga një lëndim i dorës, teksa Dumfries ka ethe.
Sa i përket Buchanan, ai ka lodhje muskulore dhe së fundmi u rikthye nga një lëndim në këmbë.
Sipas “Gazzetta”, 19-vjeçari Mike Aidoo i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes do t’i bashkohet ekipit të parë që do të udhëtojë në Gjermani.
Aidoo ka qenë rezervë për ndeshjet ndaj Young Boys dhe RB Leipzig këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Simone Inzaghi do të dhurojë më të rejat e fundit për skuadrën në një konferencë për shtyp sot gjatë mbrëmjes në Gjermani.