"Transfermarkt": Futbollistët më të shtrenjtë, Reali katër lojtarë në top-10
Sajti i njohur në përcaktimin e vlerave të futbollistëve në treg, Trabnsfermarkt, ka publikuar këtë të premte renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë në botë.
Në vendin e parë, me vlerën e kartonit 200 milionë euro ëshët sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland.
Në fakt, gjiganti norvegjez e ndan vendin e parë me “yllin” e Realit të Madridit, Vinicius Junior, i dyti me një diferencë prej 41 votash me fituesin Rodri në garën për Topin e Artë. Pra, po 200 milionë vlen sipas Transfermarkt edhe braziliani.
Në podium, një tjetër lojtar i Realit të Madrid, Jude Bellingham, me vlerën e kartonit 180 milionë euro, aq sa Mbappe.
Me nga 150 milioë vijnë më pas Yamal dhe Foden, 140 milionë Saka, me nga 130 milionë mbyllin top-10-shen Wirtz, Musiala dhe Valverde.