Transferimi rekord i Ernest Muçit në Turqi, Bora Zukali: Presidenti e solli me avionin e tij personal

Transferimi rekord i Ernest Muçit në Turqi, Bora Zukali: Presidenti

Në një intervistë për “Ora Sport” Bora Zukali nga Stambolli u shpreh se presidenti i Beshiktashit e solli me avionin e tij personal Ernest Muçin.

Zukali: Muçi ishte qershia mbi tortë. Unë jam anëtar i kongresit të Beshiktashit dhe jam rritur me këtë klub. E mori kryetari i klubit me nënkryetarin dhe vajtën me avion privat dhe morën. E lajmëruan nga mediet sociale dhe të gjithë tifozët u organizuan dhe e pritën në aeroport. Të gjithë televizionet i shpërndanë pamjet direkt.

EMISIONET