Trajneri i Ishujve Faroe: Shqipëria për t’u përgëzuar, nuk do ju prishim festën

Dëshmitarë të festës së Shqipërisë për kualifikimin për herë të dytë një evropian, do të jenë edhe lojtarët e stafi i Ishujve Farore, kundër të cilëve ekipi kombëtar do të luaj në ndeshjen e fundit eliminatore për “Euro 2024”.

Në këtë sfidë, kuqezinjtë synojnë edhe një tjetër arritje historike, ku na duhet vetëm 1 pikë, por duket se rivalët e radhës nuk do ta na e bëjnë të lehtë.

''Nuk kemi ardhur tju prishim festën, duam të ecim përpara'', tha trajneri i Ishujve Faroe. 

Rivalët duan të vënë në punë taktika të reja.

''Duke ndjekur ndeshjen, të mos pësojmë gol dhe të shënojmë gol''.

E megjithatë trajneri i Ishujve Farore, Hakan Ericson, ka vetëm vlerësime për Shqipërinë.

''Shqipëria për t’u përgëzuar, 12 gola, 6 për tu vlerësuar'', tha Ericson. 

Kuqezinjve, u nevojitet vetëm 1 pikë për të vulosur vendin e parë në grup, por siç thotë edhe trajneri i Silvinjo, në fushë zbritet vetëm me një qëllim, fitoren.

EMISIONET