Vdekja e gazetarit amerikan në Doha, vellai i tij aludon se e kanë “hequr qafe”

Vdekja e gazetarit amerikan në Doha, vellai i tij aludon se e kanë

Grant Wahl, një prej gazetarëve më të njohur të sportit në SHBA, ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare në Doha ku ndodhej për të raportuar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës. Për shkak të një ataku kardiak, ai u rrëzua nga karrigia në “Lusail Stadium” gjatë zhvillimit të ndeshjes në kohën shtesë.

Gjatë Kupës së Botës, Wahl tërhoqi vëmendjen për bluzën me ngjyrat e flamurit që veshi në ndeshjen SHBA-Uells dhe forcat e sigurisë e mbajtën për 25 minuta në stadiumin “Al Rayyan” duke e lënë të lirë më pas.

Në lidhje me këtë ngjarje, vëllai i tij, Eric Wahl ka bërë një akuzë të rëndë duke ngritur hije dyshimi për shkaqet e vdekjes.

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, deklaron ai në një postim të publikuar në rrjetet sociale.  

 

Sipas raportimeve, mjekët ndërhynë me shpejtësi por për fat të keq nuk kishte më shpresa për ta mbajtur në jetë. Lajmin e bën të ditur  “The Wall Street Journal” që jep edhe shkaqet e vdekjes së gazetarit. Wahl po ndiqte botërorin si i punësuar nga CBS Sports ndërsa në një postim të ditëve të fundit ai rrëfente:

“Trupi më ka braktisur. Tre javë me shumë pak gjumë, shumë stres dhe shumë punë mund të kenë një efekt të tillë”.

Sipas mediave, ai kaloi një të ftohtë të fortë që mesa duket i la pasoja të rënda, ndërsa vetë ai theksonte:

“Kam shkuar në një qëndër shëndetësore në Doha dhe sipas të gjitha gjasave jam me bronkit. Më dhanë antibiootik dhe një shurup për kollën e ndihem pak më mirë”.  

EMISIONET