Totti, Dybala..., prapaskenat që çuan në largimin e De Rossit
Daniele De Rossi nuk është më trajner i Romës.
Paraditen e djeshme u bë njoftimi i shkarkimit, ndërsa gjatë pasdites u zyrtarizua Ivan Juric në pankinën e klubit verdhekuq.
“La Repubblica” ka zbuluar disa prej arsyeve që çuan në shkarkimin e De Rossit e një prej tyre ka lidhje me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Francesco Totti: “Daniele është rrufepritës".
Gjithashtu ka peshuar në vendimin për ta larguar qasja e trajnerit në zgjidhjen e disa çështjeve, si në rastin e Zalewskit dhe në veçanti të Dybalas (pa harruar fërkimin me CEO-n, Lina Souloukou).
Mësohet se DDR javët e fundit kishte paraqitur dorëheqjen, por që i ishte refuzuar.
Atij i ishte kërkuar nga drejtuesit që kampioni argjentinas (Dybala) të mos luante më shumë se 14 ndeshje, për të mos plotësuar numrin e nevojshëm të aktivizimeve që do të çonte në rinovimin automatik të kontratës.
Do të kushtonte 30 milionë euro bruto, një goditje e pakontrollueshme për arkën e Romës.
Për De Rossin, megjithatë, kjo kërkesë është një ndërhyrje në punën e tij, kushti që kishte kërkuar dorëheqjen, të refuzuar nga bordi amerikan.