Tortura familjarëve nëse lojtarët e Iranit nuk këndojnë himnin

Tortura familjarëve nëse lojtarët e Iranit nuk këndojnë

Nëse nuk këndojnë himnin, familjet e tyre do të torturohen dhe burgosen. Ky është paralajmërimi që ju kanë bërë përfaqësuesit e gardës revolucionare lojtarëve të Iranit, të cilët, ndryshe nga dy ndeshjet e para, duhet të respektojne himnin.

Në ndeshjen kundër SHBA-së sonte në orën 20:00 lojtarët e Iranit duhet të mendohen mirë nëse do të vazhdojnë protestën e heshtur kundër shtypjes së protestave nga regjimi në vendin e tyre.

Lajmin e kërcënimit e bëri të ditur rrjeti amerikan CNN që citon burime të sigurta pranë ekipit iranian. 

EMISIONET