Toçi tregon paradoksin në botën e skive: Italiania ngriti flamurin tonë, shqiptari fiton Kupën e Botës për Francën
Lara Colturi u shpall kampione bote në kategorinë deri në 18-vjeç.
Skiatora e natyralizuar në shqiptare ngriti lart flamurin kuqezi, duke i dhënë kështu një sukses të madh kombit tonë.
Në një lidhje direkte nga Austria me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” ka folur Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.
Ai foli si ër emocionet e përjetuara nga përfaqësimi i shqiptarëve nga një italiane si dhe fotoren e korrur nga shqiptari i cili fitoi Kupën e Botës sot për Francën.
Elvis Toçi: Nuk mund t’i themi më gjithmonë italiane, sepse ajo është italo-shqiptare. Do ta filloj me një lajm tjetër sot, që bëri shumë bujë në botën e skive. Një shqiptar fiton Kupën e Botës sot për Francën. Pra, atij nuk di çfarë t’i themi. Alban Elezi sot është një shqiptar tjetër që na bëri po aq krenar sa edhe Lara. Çdo njeri zgjedh ta zhvillojë karrierën atje ku e ndjen. Kemi fatin që kemi italianë që duan të zhvillojnë karrierën te ne. Ne jemi një popull migrator dhe s’kemi të drejtën të paragjykojmë një italiane. Ajo është shqiptare si ne. Ajo bëri atë që nuk bëjnë shumë shqiptarë, ngriti lart flamurin dhe himnin kombëtar. Ndihemi aq krenarë dhe vijmë nga ca emocione të forta që është e vështirë për ta përshkruar. Ajo është një moshë shumë e vogël dhe është një rast unikal në botë se si një 16-vjeçare mund të konkurojë me kaq të rritur. Kampionati rinor është deri në moshën 21-vjeçare dhe sot gazetat botërore shkruanin: “Si ka mundësi që një fëmijë të dali dhe kampion me të rinjtë”?“.