Titulli më pranë, Manchester City vret ëndrrën e Arsenalit, shkëputet në 4 pikë (VIDEO)

Titulli më pranë, Manchester City vret ëndrrën e Arsenalit,

Kater pikë diferencë në po kaq javë, Manchester City po shkon i sigurt drejt titullit të nëntë kampion të historisë së këtij klubi.

Pep Guardiola dhe skuadra e tij kompletojnë një ndeshje pa shumë lodhje 2-1 ndaj Leeds United, duke barazuar me numër ndeshjesh Arsenalin por me 82 pikë, kundrejt 78 të “Topçinjve” që mesa duket e humbën shansin për t’u rikthyer te titillu pas 9 viteve mungesë, pikërisht në ndeshjen e humbur në “Etihad” pak ditë më parë.

Bardhekaltërit e Guardiolës shënuan dy gola të shpejtë me Gundoghan për të mbyllur praktikën e kësaj përballjeje ndërsa tashmë duhet të mendojnë për ndeshjen e parë të Champions League në datën 11 kundër Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e këtij sezoni.

EMISIONET