Tirana “humbet” Seferin, oferta nga Turqia dhe Polonia për “Këpucën e Artë”

Tirana “humbet” Seferin, oferta nga Turqia dhe Polonia për

Mund të konsiderohet e mbyllur aventura e Taulant Seferit në Tiranë. Shënuesi i 19 golave sezonin e kaluar në Superiore që e ndau “Këpucën e Artë” me Guindo por ndihmoi edhe Tiranën në suksesin e 26 të kampionatit, nuk është paraqitur në stërvitje pasi kërkon një ekip të ri jashët Shqipërisë.

Ofertat për të nuk kanë munguar edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete. Tirana po punon në heshtje për të arkëtuar sa më shumë por do të jetë e vështirë që të arrijë pretendimet e presidentit Halili që kërkon jo më pak se 1.5 milionë euro.

Widzew Lodz në Poloni dhe Manisaspor në Turqi qëndrojnë në radhën e parë por nuk përjashtohet mundësia që në garë të hyjnë edhe skuadra të tjera të interesuara për sulmuesin e Tiranës që e mbylli aventurën europiane pa asnjë gol të shënuar.

EMISIONET