Tirana fiton edhe pa “titullarë”, në Rrogozhinë triumfojnë kampionët

Tirana fiton edhe pa “titullarë”, në Rrogozhinë

Tirana fiton edhe pa shumë lojtarë të larguar në merkaton e dimrit dhe e bën këtë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Rrogozhinës ndaj Egnatias.

Pa Xhixhën, Limajn dhe Ismajlgecin por edhe pa Abazajn të dëmtuar, skuadra kampione ia del mbanë të dalë me 3 pikë nga “Egnatia Arena” duke fituar me rezultatin 2-1.

Përgjoni që në minutën e parë zhbllokoi sfidën që u barazua nga Dëamena pak çaste më vonë ndërsa Hasani sigloi rrjetën e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit në mesin e pjesës së dytë për ta çuar skuadrën bardheblu në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e pestë me 10 pikë më pak.

EMISIONET