Tiger Woods zyrtarizon romancën me ish-gruan e djalit të presidentit Trump

Tiger Woods zyrtarizon romancën me ish-gruan e djalit të presidentit

Tiger Woods e bëri zyrtare lidhjen me të dashurën Vanessa Trump në Instagram dhe tani nga ky lajm po ‘çahet’ interneti.

Legjenda 49-vjeçare e golfit e konfirmoi lidhjen e tij me Vanessa—ish-gruan e Donald Trump Jr.—duke postuar dy foto intime në Instagramin e tij.

“Dashuria është në ajër dhe jeta është më e mirë me ty pranë!

Presim me padurim udhëtimin tonë të përbashkët në jetë.

Për momentin do të vlerësonim privatësinë për të gjithë ata që janë afër zemrës sonë,” shkroi Woods në postimin e tij.

Fotoja e parë tregon çiftin që përqafohet me krahët e vendosur mbi njëri-tjetrin, ndërsa fotoja e dytë i kap ata të mbledhur në një karrige pushimi.

EMISIONET