Tifozja e Barit tregon të pasmet në stadium: Jam grua e lirë. Në OnlyFans fitoj 4-5 mijë dollarë në muaj

Tifozja e Barit tregon të pasmet në stadium: Jam  grua e lirë.

Profili i saj në Instagram është privat, por ka 60000 ndjekës. Për disa orë, ka qenë ndër faqet më të kërkuara sepse çdokush dëshiroi të dinte kush ishte tifozja e Barit që u fotografua në stadiumin San Nicola me të pasmet e zbuluara ndërsa bënte tifo  duke mbajtur shallin e skuadrës.

Ajo është 21 vjeçe, është modele dhe studion për Komunikim Dixhital në Universitetin e Urbinos. Ajo ka një profil në OnlyFans që i fiton 4-5,000 dollarë bruto në muaj.

E intervistuar nga BariViva.it, 21-vjeçarja u përpoq të jepte një shpjegim më të thellë të performancave të saj:

“Si grua ndihem e lirë të tregoj trupin tim si dhe kur dua, nuk më duket sikur nënçmoj askënd duke bërë. Pra, është zgjedhja ime e vetëdijshme si grua. Mendoj - shpjegoi - se ushqyerja me këto mendime mund të çojë në forma maskiliste që e shohin gruan të seksualizuar.

Një grua që nuk duhet të tregojë veten, që nuk duhet të ecë e veshur në një mënyrë të caktuar. Ky arsyetim do të nënkuptonte legjitimimin e njerëzve për të ushtruar dhunë në këtë lloj përmbajtjeje, në vend të kësaj ne duhet të inkurajojmë promovimin e barazisë gjinore. Trupi im lakuriq duhet të jetë i njëjtë me atë të një burri. Ose, të paktën, nuk duhet të krijojë gjithë këtë ndjesi."

EMISIONET