Tifozët u bënë protagonistë por nuk ka fitues në Rrogozhinë
Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët në një ndeshje që i bën më shumë punë Teutës së sa ekupit rrogozhinas. Durrsakët e Edi Martinit barazuan 1-1 në Rrgogozhinë ku Kasa gjeti rrugën e rrjetës fillimisht por Gruda barazoi brenda pjesës së parë.
Ndeshja midis Egnatias dhe Teutës është ndërprerë në minutën e 60, pasi që tifozët e njërës prej skuadrave kanë sulmuar gjyqtarin e katërt. Ngjarja ndodhi në Rrogozhinë ku mbështetësit vendas e trazuan situatën në stadium duke detyruar gjyqtarin të ndërpriste për rreth 10 minuta takimin deri në qetësimin e situatës.
Policia bëri thirrje që mbështetësit të ishin më të vetëpërmbajtur gjatë ndeshjes ku ata patën shumë kontestime ndaj arbitrave të kësaj sfide.
Gjithsesi, me rikthimin e lojtarëve në fushë, Teuta nuk u dorëzua dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke krijuar edhe disa raste që nuk u shfrytëzuan. Me këtë barazim Egnatia ngjitet e vetme në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se Tirana kryeseuse ndërsa Teuta mban larg Bylisin.