"Tifozët nuk kanë ndikim edhe nëse luan jashtë" debat mes të ftuarve në "Euro 2020"

Në ''Euro 2020" në RTV Ora, gazetari Altin Sulçe dhe Ervin Nikolla debatuan me specialistin e futbollit Florian Riza lidhur me ndikimin e tifozëve kur lojtarët luajnë në fusha kundërshtare.

Riza: Në aspektin e e tifozëve në fushë një lojtar nuk ka asnjë lloj presioni. Nuk ka fare presion. Nuk dikon aspak, e them nga eksperienca personale.

Sulçe: Hap statistikat e futbollit botëror, cilat ndeshja fitohen më shumë; ato jashtë apo brenda?

Riza: Kjo është një gjë tjetër. Mua tifozi kundërshtar nuk më impresionon. Këtë e thotë çdo lojtar.

Sulçe: Po pse nuk fitoni kur luani jashtë? Pse kur je në shtëpi fiton dhe kur luan jashtë rrihesh.

Riza: Kjo ka të bëjë me aftësinë për të fituar apo jo. Kur shkon në fushën e kundërshtarit ndoshta dukesh më i ndrojtur.

Nikolla: Kur ke ti përballë kur gjuan penalltinë 20 mijë të çmendur që të bërtasin dhe të fërshëllejnë, nuk ndjen presion?

Sulçe: Tifozët janë lojtari i 12-të. 

EMISIONET