Tifozët i kërkojnë llogari, drejtuesi i Man. United i fton për një birrë

Tifozët i kërkojnë llogari, drejtuesi i Man. United i fton

Drejtori ekzekutiv i Manchester United, Richard Arnold është në qëndër të vëmendjes pasi ftoi një grup tifozësh që protestonin poshtë shtëpisë së tij, të diskutonin te pub-i i lagjes. Tifozët revoltuar për menaxhimin e skuadrës, kërkuan qe ai t'u jepte disa përgjigje dhe Arnold e bëri. 

"12 muajt e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë për të gjithë skuadrën", theksoi Arnlod përlara tifozëve duke e pranuar se paratë janë shpërdoruar në merkaton e pa planifikuar mirë. 

Tifozët i kërkojnë llogari, drejtuesi i Man. United i fton

Pasi i sqaroi se situata është e tillë për shkak të menaxhimit jo të duhur nga drejtuesit e larguar, në internet kanë qarkulluar foto të takimit, të marra nga tifozët e pranishëm.

Një situatë qe ka alarmuar klubin që ka reaguar me anë të një zedhënësi, i cili u shpreh se gjesti i Arnold është për t'u lavdëruar pasi ai kërkoi të sqaronte tifozët e irrituar.

 

EMISIONET