THIRRJE NAZISTE NË STADIUM! Franca fiton me penallti, por 7 tifozë bien në pranga
Shtatë tifozë kroat përfunduan në burg pasi përshëndetën me simbole naziste jashtë dhe brenda stadiumit ku ekipi i tyre u eliminua me penallti në National League.
Franca arriti të kualifikohet me vështirësi në gjysmë finale e National League, duke mposhtur vetëm me penallti Kroacinë. 90 minutat përfunduan 2 me 0 për gjelat, duke barazuar rezultatin me humbjen në Kroaci.
Nga 8 gjuajtjet e penalltisë, Granca gaboi në dy të tilla, ndërsa miqtë në tre duke u dorëzuar në fund për rezultatin.
Megjithatë përballja e fortë në fushë nuk kaloi pa incidente te tifozeritë. Shtatë tifozë kroat janë arrestuar pasi përshëndetën me simbole naziste. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze Le Parisien, ndërsa Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë një grup tifozësh kroatë të rrethuar nga policia, duke ecur me krahun e ngritur në një gjest që ngjan qartësisht me përshëndetjen naziste – një akt i ndaluar me ligj në Francë dhe shumë vende të tjera evropiane.
Një burim policor ka bërë të ditur për prestigjozën “Le Parisien” se rreth 300 tifozë kroatë, të klasifikuar si "persona me rrezikshmëri të lartë", u vunë në mbikëqyrje të rreptë që përpara ndeshjes.
Tensioni nuk mungoi as gjatë momentit të himnit kroat përpara fillimit të ndeshjes. Rreth dhjetë ultras kroatë u panë duke bërë sërish përshëndetje naziste në tribunë, duke shkaktuar reagime të forta nga publiku dhe zyrtarët e pranishëm. Pas mbylljes së ndeshjes, shtatë prej tyre, të identifikuar nga policia përmes videove dhe dëshmive, u arrestuan.