Teuta bën goditjen e madhe në merkato, rikthen Jahmir Hykën në Superiore

Teuta bën goditjen e madhe në merkato, rikthen Jahmir Hykën

Pas shumë vitesh, Jahmir Hyka rikthehet të luajë në kampionatin shqiptar.

Sulmuesi shqiptar i cili ishte pa kontratë që pas mbylljes së aventurës jo të gjatë në kampionatin kinez, do të luajë me Teutën deri në fund të sezonit aktual.

33-vjeçari për herë të fundit në Superiore mbajti fanellën e Tiranës por kësaj radhe do të luajë për kampionët në fuqi të Teutës që kanë nevojë absolute për gola që pas largimit të Bregut ne verë.

Hyka ka luajtur më parë edhe me Dinamon teksa Teuta do të jetë ekipi i tretë me të cilët do të luajë në Superiore.

/Ora News/

EMISIONET