Te Barcelona nisin ultimatumet, 48 orë kohë për yllin e sulmit për të vendosur

Te Barcelona nisin ultimatumet, 48 orë kohë për yllin e sulmit

Koha nuk pret më dhe duhet se ka ardhur momenti vendimtar. Ousmane Dembele është përpara zjarrit te katalanasit pasi klubi ka vendosur një ultimatum prej 48 orësh për sulmuesin francez i cili duhet të jape një përgjigje detyrimisht.

 

Dihet tashmë që Dembele është në fund të kontratës me katalanasit dhe për të zgjatur kontratën ka vënë kushte nga më të çuditshmet duke mos marrë parasysh situatën jo të mirë të klubit.


Gjithsesi duke qenë në merkaton e dimrit, fundi po afrohet dhe Barcelona ende nuk ka asnjë përgjigje për ofertën e saj për zgjatjen e kontratës nga francezi. Vetë Dembele është kritikuar gjerësisht nga shtypi katalanas, tifozët madje dhe ish lojtarë të klubit dhe me shumë gjasa ai mund të largohet nga Blaugrana në 15 ditët e ardhshme.

 

Për të shmangur këtë situate, lojtari ka edhe një mundësi të fundit të dhënë nga Barcelona e cila ka vendosur një afat të fundit ose ultimatum që në 48 orët e ardhshme, Dembele të thotë hapur do të rinovojë apo jo kontratën.

Nëse pergjigja do të jetë negative, atëherë menjëherë katalanasit do të nisin bisedimet për shitjen e sulmuesit që klubi të përfitojë sadopak prej këtij operacioni./Ora News/.

EMISIONET