Taulant Stermasi: Sporti nuk ka politikë, duhet të jetë në opozitë me qeverinë

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, trajneri Taulant Stermasi, ka folur për Luiza Gegën e cila do të jetë në finalen e Lojërave Olimpike, më 4 gusht.

Ai është shprehur se kjo është arritje e Gegës, që sipas tij nuk është stërvitur në kushtet që duhet.

Më tej ai thotë se në vendin tonë mungon infrastruktura sportive, teksa shton se kundërshtarët që do të ketë përballë, kanë pasur kushte shumë më të larta se sa kërkohet në stërvitje.

"Ka qenë në pritshmëritë tona që në fillimet e përgatitjeve. Luiza renditet në top 10 e parë të botës. Sigurisht që të gjithë sportistët stërviten shumë fort për këtë lojë, por Luiza ja doli të jetë në finale. Meritat kryesore i ka sportisti ne jemi pjesë plotësuese. Unë i kam meritat më të vogla  se Luiza. Infrastruktura e munguar në Shqipëri, ka qenë një nga situatat më të vështira.

Luiza duket sikur garon në diferencë me kundërshtaret e veta për arsye se mungojnë disa gjëra që janë shumë elementare. Mungon infrastruktura sportive që në të stërvitemi si duhet. Në njëfarë forme ndihem unë fajtorë më shumë sepse sportisti duhet të stërvitet, ndërsa trajneri dhe të gjithë të tjerët pjesa mbështetëse po them, duke filluar nga shteti apo strukturat e tjera do e kishim bërë më të lehtë këtë pjesë që të paktën disa gjëra më të lehtë Luzizës për të qenë baraz me kundërshtaret.

Në sport nuk ka politikë, sporti duhet të jetë në pozitë, kushdo qoftë. Këtu flasim që të plotësohen ca kushte bazë që sportisti të jetë i barabartë me kundërshtarët. Shtetet e nivelit të lartë, ato shtete që ne i konstatojmë që do të kemi në finale, janë shtete që plotësojnë kushte shumë herë më të larta se sa kërkohet. Mendoj që këto gjëra shumë të thjeshta për t’u bërë, do mundohemi fortë që t’i përmirësojmë."

EMISIONET