Talenti i Barcelonës drejt Chelseat, 6 milionë në arkat e klubit “blaugrana”

Talenti i Barcelonës drejt Chelseat, 6 milionë në arkat e klubit

Do të jetë një verë me shumë lëvizje te Barcelona, me largime dhe afrime të shumta.

Drejtuesit “blaugrana” duhet të forcojnë skuadrën që do të ketë në dispozicion Flick, duke gjetur burime edhe falë sakrificës së disa talenteve.

Marc Guiu bën pjesë në këtë kategori, një sulmues i lindur në vitin 2006, i cili kaloi të gjithë procesin e rritjes në ““Blaugrana Cantera”, deri në paraqitjet e tij të para me Barçën e madhe.

Sipas asaj që raporton “Fichajes.com”, talenti premtues i katalanasve tashmë është një hap larg veshjes së fanellës së Chelsea-t. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por tashmë ky transferim duket se është i përfunduar.

6 milionë euro do të shkojnë për Barcelonën, për një djalosh që vitin e kaluar me Xavin luajti 7 ndeshje në La Liga, Champions League dhe Copa del Rey, si dhe shënoi 2 gola.

EMISIONET