Szczesny vesh fanellën e Barcelonës, nesër pritet zyrtarizimi
Wojciech Szczesny nesër do të hedhë firmën në kontratën e tij të fundit në karrierë, atë me Barcelonën.
Dëmtimi i portierit Ter Stegen i ka dhënë një shans polakut për të veshur fanellën e katalanasve.
34-vjeçari sot kreu vizitat mjekësore, të cilat i kreu me sukses.
Ai nuk ishte pjesë e formacionit të Barcelonës me Young Boys sonte (Champions League), por do të mbështesë skuadrën nga tribuna.
Szczesny nuk do të jetë menjëherë titullar në Camp Nou.
Ai ka nevojë për 3-4 javë kohë për rikuperim, sepse ka disa kohë që nuk stërvitet me një skuadër.
Barcelona në këto javë luan me skuadra të forta si Sevilla, Bayern Munich dhe Real Madrid.