Super-City bën Realin të duket normal, kampionët largohen pa luftuar, Guardiola sfidon Interin (VIDEO)

Super-City bën Realin të duket normal, kampionët largohen pa

Finalja e dytë në 3 vitet e fundit, Pep Guardiola dhe Manchester City i tij do të sfidojnë Interin në datën 10 qershor në finalen e madhe të UEFA Champions League që do të luhet në “Ataturk Stadium” të Stambollit.

Ndeshja perfekte ekziston dhe ajo është bërë realitet sonte në mbrëmje në “Etihad Stadium” ku me një lehtësi të mahnitshme, djemtë e trajnerit spanjoll e bënë Realin të dukej një skuadër e zakonshme dhe aspak ekipi kampion në fuqi i këtij kompeticioni.

Guardiola hakmerret për atë eleminim të hidhur po në këtë fazë sezonin e kaluar dhe këtë e bën me mënyrën e vetme të tij, atë të lojës asfiksuese dhe spektakolare, duke kujtuar Barcelonën e kohëve të arta kur dominonte Realin e 12-13 viteve më parë.

Nëse në ndeshjen e parë të gjithë prisnin Halaand por shpërtheu De Bruyne, këtë herë ishte mesfushori fantastik Bernardo Silva që eklipsoi gjigandin nordik por në kampin e “qytetarëve” të gjithë janë të lumtur që portugezi zgjodhi ndeshjen e duhur për të bërë fenomenin.

Në krahun tjetër, Ancelotti dhe banda e tij u dukën të pafuqishëm për t’i bërë ballë skuadrës bardhekaltër ndërsa Benzema apo Vini Jr. thjesht nuk ishin në fushën e lojës. Manchester City rikthehet në një finale pas asaj të humbur dy vite më parë ndaj Chelseat të Thomas Tuchel dhe këtë herë ndoshta ka ardhur momenti që skuadra e dytë e Manchesterit të godasë në shenjë.

EMISIONET