Sulçe: Sllovakia sot la shije shumë të keqe, humbja 5-0 me Spanjën nuk ishte e merituar

Në ''Euro 2020" në RTV Ora, gazetari Altin Sulçe tha se Sllovakia nuk ishte në formën më të mirë sot kundër Spanjës, duke humbur 5-0.

Ai shtoi se mbase nuk e meritonte një humbje kaq të thellë, por kjo ishte  një rezultat për të rregulluar kampin spanjoll që më herët kishte zhgënjyer totalisht.

Sulçe: Sllovakia luajti sot, duke më lënë një shije të keqe. Nuk kishte fare gjuajtje në portë dhe mbrojtja ishte e hapur. Ndodh ndonjëherë që nuk je në ditën tënde më të mirë dhe kundërshtari është në formë. Kur bashkohen këto dy gjëra bashkë bëhet një pasdite e tmerrshme, sikurse ndodhi sot me Spanjën.

Megjithatë, dha të kundërtën që dha në pjesën e parë me Poloninë. Mbase nuk e meritonin një humbje kaq të thellë, 5-0. Ishte një rezultat për të rregulluar kampin spanjoll që më herët kishte zhgënjyer totalisht.

EMISIONET