Stuttgart, kur mbijetesa vlen shumë më shumë se një...titull (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 12:34
Sa vlen edhe një sezon tjetër në kampionatin elitar të vendit që përfaqëson? Këtë na i tregon Stuttgart-i dhe tifozët e tij të çmendur.
Pas suksesit 2-1 në shtëpi kundër Koln, njerëzit vërshuan në fushë njëlloj sikur të kishin fituar titullin, madje skena të tilla nuk shikohen as në Bavari ku trofeu i kampionatit është një rutinë.
Mbijetesa vlen më shumë se gjithçka dhe këtë e dinë mirë në Stuttgart ku kanë vuajtur jo pak herë në Bundesliga 2. Shikoni videon se çfarë ndodh në "Mercedes Benz Arena".