Strakosha rikthehet titullar, Lazio bind dhe fiton 3-1 me Sampdorian. Shikoni golat

Strakosha rikthehet titullar, Lazio bind dhe fiton 3-1 me Sampdorian. Shikoni

Ndoshta mund të jetë rastësi por pas 10 golave të pësuar në tre ndeshjet e fundit në kampionat, Sarri më në fund bindet të ndryshojë portier duke i besuar Thomas Strakoshës ndaj Sampdorian dhe në fakt sot ishte një ndeshje krejt tjetër.

Bardhebakltërit u rikthyen te suksesi pas asaj sfide rokambolekse me Udinesen që përfundoi 4-4 teksa bindën me lojë dhe rezultat me fitoren 3-0 në transfertën me Sampdorian. Gjithashtu me Hysajn titullar bashkë me portierin kuqezi, skuadra e Sarrit zgjidhi që në pjesën e pare fatin e takimit me 3 gola të shpejtë.

Fillimisht Milinkoviç Saviç në 8’ dhe më pas bomber Immobille me një dygolësh përfundoi gjithçka që në 45 minuta.

Në fraksionin e dytë, Saviç merr një të dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë për më shumë se 20 minuta dhe në minutat e fundit, Sampdoria shënon edhe golin e nderit me Gabbiadinin. Një lajm i mire për tifozët e Lazios dhe ata kuqezi pas një paraqitje të tillë të Strakoshës./Ora News/.

EMISIONET