Sterling e fal tifozin racist të Chelsea-t: Jam gati ta takoj!

Sterling e fal tifozin racist të Chelsea-t: Jam gati ta takoj!

Nuk ka urrejtje dhe do ta takonte me dëshirë njeriun që shfryu me fraza raciste ndaj tij. Ky është qëndrimi i Raheem Sterling në prag të debutimit në “Stamford Bridge” ku kohë më parë një mbështetës i bluve iu drejtua me fjalë ofenduese sulmuesit të Manchester City-t dhe për këtë u përjashtua përjetësisht nga stadiumi.

Ngjarja u regjistrua në vitin 2018 ku klubi e përjashtoi menjëherë dhe përgjithminë shtetasin Colin Wing dhe Sterling thekson:

“Nuk kam asnjë qëllim të keq apo urrejtje ndaj personit në fjalë. Mund ta takoj dhe të japim një shembull për të gjithë duke e bërë këtë gjë që tani, në këtë moment apo edhe nesër nëse dëshironi. Nuk është aspak një çështje që më shqetëson sepse unë jam i fokusuar te puna që duhet të bëjmë për të edukuar brezin e ri”.

 

EMISIONET