STATISTIKAT/ Luhet përballja e 8-të në një Europian, ja bilancet e takimit Spanjë-Itali

STATISTIKAT/ Luhet përballja e 8-të në një Europian, ja

Italia dhe Spanja do të përballen për herë të 41-të në historinë mes tyre.

Bilanci në sfidat e mëparshme është në favor të “Furive të Kuqe” që kanë arritur të marrin 13 fitore, kundrejt 11 të “Axurrëve”.

Bilanci plotësohet me 16 ndeshje të përfunduara në barazim.

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave është luajtur më 15 qershorin e vitit 2023 në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

Ai duel përfundoi me fitoren e Spanjës me rezultatin 2-1 falë golit deciviz të Hoselut në minutën e 88-të.

Në një fazë finale të një Europiani, kjo është ndeshja e tetë mes dy protagonistëve të mbrëmjes së sotme.

Itali-Spanjë është dueli më i shpeshtë në këtë turne.

Nëse llogarisim vetëm ndeshjet e Europianit, bilanci flet për 3 fitore të të kaltërve, 2 të spanjollëve dhe 2 barazime.

EMISIONET