Stam beson te Milani: Titulli është ende i mundur
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe i kombëtares holandeze, Jaap Stam, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka folur për kuqezinjtë dhe gjithashtu luftën e “Scudettos”.
“Milani po rritet dhe zhvillimi i projektit po ecën shumë mirë.
Në Serie A nuk është ende në krye të tabelës, por do të kenë shansin për t’iu afruar pozicioneve të para.
Kanë mbetur ende shumë ndeshje deri në fund, ndaj e shoh në garën për titull. Edhe rivalët e tjerë do të lënë pikë gjatë rrugës”, deklaroi holandezi.
Rezultatet e luhatshme të “Djallit” nuk duhet të shqetësojnë, sipas Stam: “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar apo zhgënjyer.
Ky ekip do të përmirësohet dhe do t’i tregojë të gjitha cilësitë e tij.
Kur ndryshon trajner duhet të jesh i duruar, por Milani ka lojtarë të aftë për të bërë diferencën”.