Spurs sfidojnë parashikimet, mposhtin Knicks dhe afrohen në seri!

Spurs sfidojnë parashikimet, mposhtin Knicks dhe afrohen në seri!

San Antonio Spurs kanë rikthyer shpresat në finalen e NBA-së, duke mposhtur New York Knicks me rezultatin 115-111 në ndeshjen e tretë të serisë dhe duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Në Madison Square Garden, ku supersfidën e ndoqi edhe presidenti amerikan Donald Trump,protagonisti absolut ishte Victor Wembanyama. Francezi zhvilloi një paraqitje dominuese me 32 pikë, ndërsa Stephon Castle shtoi 23 të tjera për Spurs. Miqtë e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan menjëherë avantazh, por Knicks reaguan fuqishëm në çerekun e dytë falë Jalen Brunson dhe OG Anunoby, duke përmbysur rezultatin para pushimit.

Megjithatë, në pjesën e dytë Spurs rikthyen kontrollin e lojës. Wembanyama udhëhoqi rikuperimin e ekipit teksan, i mbështetur nga një skuadër e balancuar me gjashtë lojtarë që realizuan dyshifror. Pavarësisht 32 pikëve të Brunsonit për vendasit, Knicks nuk arritën të shmangnin humbjen e parë pas 13 fitoresh radhazi në playoff.

Me këtë sukses, San Antonio mban gjallë garën për titull, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te ndeshja e katërt, e cila pritet të jetë vendimtare për ecurinë e finales.

EMISIONET