Sportistët që fituan sa 1/5 e buxhetit të Shqipërisë

Sportistët që fituan sa 1/5 e buxhetit të Shqipërisë

Tre basketbollistë, një lojtar futbolli amerikan, një boksier, një tenist dhe tre futbollistë. Nuk është një barasaletë por lista e sportistëve më të pasur të vitit 2022 sipas revistës “Forbes”.

10 të parët e kësaj liste kanë arkëtuar rreth 1 miliardë Euro, pothuajse sa 20% e buxhetit të Republikës së Shqipërisë.

Ai që i drejton është Lionel Messi, kampioni argjentinas që kalimi te PSG e bëri edhe më të pasur se sa një lojtar thjesht të pasur dhe të talentuar.

Sportistët që fituan sa 1/5 e buxhetit të Shqipërisë

Sipas revistës së specializuar, gjatë vitit të fundit “pleshti” arkëtoi 130 milionë Euro mes kontratës me PSG dhe ato me sponsorat të ndara respektivisht 75 nga përfitimet sportive dhe 55 nga aktivitetet jashtë fushës.

Sportistët që fituan sa 1/5 e buxhetit të Shqipërisë

Vendi i dytë shkon për LeBron James me 121 milionë, i ndjekur më pas me radhë nga;

Cristiano Ronaldo 115
Neymar 95
Curry 92.8
Kevin Durant 92
Roger Federer 91
Canelo Alvarez 90
Tom Brady 80

EMISIONET