Spektakël i Liverpool. Dominon 4-2 Man. United dhe rikthen shpresat për Champions

Spektakël i Liverpool. Dominon 4-2 Man. United dhe rikthen shpresat

Një fitore shumë e rëndësishme ishte ajo për Liverpool që arriti të mposhtë 4-2, Man. United në 'Old Trafford', në ndeshjen e prapambetur e cila u shty për shkak të protestave të tifozëve vendas pak ditë më parë.


Me United që luante ndeshjen e tretë në 5 ditë, Liverpool ishte më i freskët dhe pavarësisht golit të shpejtë të Bruno Fernandes në 10', arriti të shënojë 2 herë në pjesën e parë me, Jotan në 34' dhe Firmino në 45+3'.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për ekipin e Klopp ku Firmino e coi avantazhin në 3-1 dhe ekipin drejt suksesit i cili nuk u ndal as kur Rashford shënoi për Man. United në 68'. Për të vendosur fitoren mendoi Salah në 90' që shënoi golin e nokautit për 'djajtë e kuq' dhe i dha 3 pikët Liverpool që tani e shikon veten vetêm 4 pikë larg zonës Champions kur ka edhe 3 ndeshje për të luajtur.

 

 

EMISIONET