Spektakël flakadanësh, tifozët nisen drejt stadiumit duke kënduar 'himnin' ''Mora fjalë''

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe më pak se 2 orë na ndajnë nga ndeshja e madhe Shqipëri-Ishujt Faroe.

Tifozët janë nisur drejt stadiumit mes spektaklit të flakadanëve dhe duke kënduar këngën ''Mora fjalë'' e cila është shndërruar në një himn të vërtetë të Kombëtares në këto kualifikuese.

Pamjet nga jashtë stadiumit në “Air Albania”, teksa duket që po “pushtohet” nga tifozët.

Një numër i madh i fansave të kuqezinjve kanë mbërritur dhe po mbajnë radhën për tu futur brenda.

Sonte pritet të jetë një festë e madhe për vendin tonë dhe skuadra kërkon ta mbyllë këtë fazë kualifikuese në vendin e parë, pasi matematikisht jemi kualifikuar në “EURO 2024”.

EMISIONET