“Special one per special match”, gazetari i Ora News Altin Sulçe jep show në konferencën e Mourinhos

“Special one per special match”, gazetari i Ora News Altin
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, doli në konferencën për shtyp në prag të finales me Feyenoord ku foli për pritshmëritë dhe gjendjen e skuadrës së tij. Duke vlerësuar kundërshtarin ai tha se finalet luhen për tu fituar. 

Ora News e pyeti portugezin për finalen. Gazetari Altin Sulçe i tha Mourinhos ta bëra pyetjen në anglisht, përse përdore kufjet?

Ai përgjigjet me batutë: Përse në anglisht më pyete?

Ky moment shkaktoi ovacione në sallë.

Miqtë e mi më kanë thënë pyete zotin Mourinho, çfarë mund të bëjnë një speciale për një ndeshje ndeshje speciale.

Dhe përgjigjet.

Mourinho: Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten. Mund të ndihmoj ekipin nesër, por nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla, që i kanë të gjithë.

Ndërkohë Ora News e pyeti trajnerin portugez se cili është impresioni i parë nga Shqipëria?

Përshtypjet nga Tirana dhe si mund të fitohet finalja?

EMISIONET