Skuka-Metz, një histori e destinuar për t'u kthyer në "dashuri"
Sot është diçka më shumë se 23 vjeç dhe një nga sulmuesit më premtues të Shqipërisë, por rreth një dekadë më parë ai ishte vetëm një i ri me shumë ëndrra.
Xhuliano Skuka, lojtari më i shtrenjë që ka prodhuar kampionati shqiptar, ka qenë i destinuar për skuadrën e Metz ku ndoshta jo rastësisht u transferua pak orë më parë. Klubi i ka dedikuar një video të veçantë por bota virtuale zbulon një detaj edhe më të bukur e unikal.
Xhuliano Skuka, ashtu si shumë shqiptarë, bashkë me familjen emigroi jashtë vendit dhe fati e deshi që ai të vendosej në Francë e pikërisht në Metz ku ka ndjekur edhe gjimnazin. Këto foto të publikuara në Twitter tregojnë pikërisht sulmuesin shqiptar në vitin 2013 me fanellën e Metz.
Rast i rrallë por një fakt që vërteton teorinë e pashkruar se "ëndrrat gjithmonë mund të bëhen realitet".
Sur les tablettes du FC Metz, Xhuliano Skuka connaît bien la Moselle : il a fait ses études au Lycée René Cassin.
— Florian Tonizzo (@ftonizzo) January 22, 2023
???? Le voici en 2013 avec le maillot grenat et en 2014 sous les couleurs du FC Devant-les-Ponts. 1/3 pic.twitter.com/gO0QDhJWas