Skuka e Bitri mbushin arkat, Elton Marini zbulon detajet e shitjes së dy futbollistëve dhe projektin e Partizanit

Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, zbuloi përse klubi i kuq hoqi dorë nga shërbimet e mbrojtësit Eneo Bitri dhe sulmuesit Xhuliano Skuka, i cili iu bashkua Metz për 1.2 mln euro.

Në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” që moderohet nga Drilon Xhepollari, Marini u ndal gjithashtu edhe tek deklaratat e trajnerit Colella pas ndeshjeve, që kanë ngjallur shumë reagim në opinionin sportiv.

Deklaratat e trajnerit Colella – “Askush nga ne nuk ndihet mirë kur Partizani nuk fiton. Për këtë duhet të jenë të sigurt të gjithë. Unë nuk e kuptoj pse duken të çuditshme deklaratat e trajnerit Kolela. Për hir të së vërtetës, për shkak të kulturës sportive hipokrite që kemi ne në Shqipëri, tingëllojnë të çuditshme. Një e vërtetë e thënë pas ndeshjes duhet të vlerësohet. I ka qëndruar gjithmonë besnik lojtarëve të tij, nuk ka kërkuar kurrë alibi, ndryshe nga intervistat e tjera që dëgjojmë që nuk janë shumë të ndershme dhe koherente”.

Skuka – “Akoma nuk është bërë zyrtarizimi te Metz, por Partizani nuk mund ta lëshonte me një shifër me më pak para. Unë e kam thënë gjithmonë se nuk dëshirojmë të shesim lojtarë, por kur do të ofrohen shifra të çmendura, nga një milionë euro e sipër, atëherë klubi do ta mendonte. Kjo ofertë erdhi dhe e shitëm”.

Kredincialet për titull – “Nuk besoj se kanë rënë kreditet e Partizanit për titull pas largimit të Skukës dhe Bitrit. Ne kemi besim se kemi lojtarë të mirë. Do të bëjmë edhe ne ndërhyrje në merkato, por nuk kanë ndryshuar kreditet për rrugën për titull”.

Largimi i “yjeve” ju dobëson në Europë – “Sigurisht edhe kjo qëndron, por ne nuk na tremb. Ndryshimet bëhen për vazhdimësinë, gjithmonë për më mirë. Duhet të kemi guxim. Ky do të jetë një cikël i vazhdueshëm. Futbolli jonë prodhojmë shumë pak ndaj detyrohemi të shesim”.

Sai përket Partiaznit u shpreh se “Sigurisht e shoh Partiaznin kampion, kemi në ekip lojtarë me shumë vlera”.

EMISIONET