Skuadra e Kategorisë Superiore ndryshon trajner pas humbjes së thellë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2023, 17:10
Një tjetër trajner largohet nga stoli i një skuadre të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për Bylisin që pas disfatës së Tiranës kundër bardhebluve 4-1 ka vendosur të gjejë një timonier të ri për pjesën tjetër të sezonit.
Arjan Bellai largohet kështu disa muaj pasi u emërua në krye të skuadrës mallakastriote që momentalisht mban vendin e 8 në klasifikimin e Kategorisë Superiore. Vendin e Bellait e zë ish-drejtuesi i stolit, Naxhi Shensoji.