“Skënderbeu do të shpëtojë nga dënimi kur Presidenti i Republikës të bëjë amnisti…”

“Skënderbeu do të shpëtojë nga dënimi kur

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në “Ora Sport” për çështjen e trukimeve duke u ndalur më pas te Skënderbeu.

"Kemi qenë dikur në qëndër të hartës së vendeve të dyshuara për baste por tani kemi dalë tërësisht nga kjo hartë. Kurrë nuk mund të pretendoj që futbolli është në maja. Trukimi është sëmundje. Jo shumë larg por vetëm 7-8 vite më parë ishte një kancer i rrezikshëm për futbolin botëror, jko atë shqiptar dhe unë besoj se e ka fituar futbolli këtë garë.

Kur do të falet Skënderbeu? Kur të bëjë amnisti Presidenti i Republikës (qesh). Përtej shakasë, nuk e di kur mund të bëjë amnisti UEFA por dënimi qëndron".

Marrëdhëniet me Bashkinë e Tiranës në nivel institucional? Sipas Dukës në këto momente janë në nivelin zero, por ai shton se është gati që të bashkëpunojë për të mirën e sportit dhe për të nmdihmuar sa më shumë fëmijë të aktivizohen në futboll.

"Paratë që na ka dhënë qeveria? Janë për ekipet kombëtare. Është mirë kur ka marrëdhënie të mira me ekzekutivin por ajo shumë mjafton vetëm për një ndeshje që organizojmë ne".

 

 

EMISIONET