Është tërhequr nga sporti por shifra që fiton çdo vit është e frikshme
Valentino Rossi është tërhequr nga garat e Moto GP në vitin 2021 por edhe sot e kësaj dite ai ngelet piloti më i paguar në planet.
9 herë kampioni i botës që në vitin 2020 arkëtoi 140 milionë euro dhe ky konsiderohet një vit i keq për të, aktualisht është pjesëmarrës në “GT World Challenge Europe” duke ruajtur të larta vlerat e imazhit.
Asnjëherë nuk është bërë e ditur marrëveshja që ka me BMW por perveç kontratës ai përfiton edhe nga të drejtat e imazhit dhe arkëtimet vjetore vitin e fundit ishin plot 40 milionë euro.
Këtë shifër nuk arrijnë ta shikojnë as nga larg pilotët akltualë në aktivitet.
Rossi është shumë i angazhuar gjithashtu në disa sipërmarrje private ku po rezulton shumë i suksesshëm. “Doktori” ka një nuhatje të madhe edhe në botën e biznesit.