Shqipëri nuk ia del me Ishujt Faroe, por del e para në grup, avokati: Vetëm për sot të mos ia vëmë re këtij ekipi

Ndeshja e fundit në grup e Shqipërisë kundër Ishujve Faroe u mbyll 0-0 në prani të stadiumit të mbushur plot e përplot me sportdashës të cilët kishin ardhur për të parë Kombëtaren.

Në të vertetë skuadra shqiptare mori barazim dhe mbeti në krye të grupit, por ndeshja ishte shumë e dobët dhe zhgënjyese për tifozët shqiptarë. Skuadra luajti pa nerv dhe aspak në respekt të mijëra e mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.

Avokati Rricka në një prononcim për “Ora News” pavarësisht rezultatit të sotëm, kërkoi që vetëm për sot të paktën të mos themi asgjë të ketë për këtë ekip .

EMISIONET