Shqipëri-Ishujt Faroe mbyllet mes një zhgënjimi, Andi Bushati “provokon”: Edhe Shqipërinë e De Biazit e kam dashur shumë
Ndeshja e fundit në grup e Shqipërisë kundër Ishujve Faroe u mbyll 0-0 në prani të stadiumit të mbushur plot e përplot me sportdashës të cilët kishin ardhur për të parë Kombëtaren.
Në të vertetë skuadra shqiptare mori barazim dhe mbeti në krye të grupit, por ndeshja ishte shumë e dobët dhe zhgënjyese për tifozët shqiptarë.
Skuadra luajti pa nerv dhe aspak në respekt të mijëra e mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.
Gazetari Andi Bushati në një prononcim për “Ora News” pavarësisht rezultatit të sotëm, thotë se ky ekip është tejet i mirë.
“Por edhe Shqipërinë e De Biazit e kam dashur shumë”, tha Bushati.