Shqipëri-Hungari me risi, në "Air Albania" do të ketë sistem VAR në duelin e shtatorit

Shqipëri-Hungari me risi, në "Air Albania" do të

UEFA ka bërë të ditur se të gjitha ndeshjet e mbetura eliminatore për Kupën e Botës Katar 2022 do të asistohen nga sistemi VAR.

Kjo risi do të jetë për të gjitha 55 federatat anëtare të UEFA-s të cilat do të zhvillojnë ndeshjet e mbetura në grupe, që do të thotë se takimet nga Shtatori e më tej do të kenë edhe përdorimin e teknologjisë.

Kjo do të prekë sigurisht edhe kombëtaren kuqezi e cila në Shtator do të ketë dy ndeshje delikate dhe tepër të rëndësishme. E para do të jetë me Poloninë në transfertë më 2 Shtator dhe 3 ditë më pas do të luajmë në "Air Albania", me shumë gjasa, dhe për herë të parë do të përdoret teknologjia.

Sipas njoftimit nga UEFA, zbatimi i VAR-it do të organizohet nga organi qeverisës i futbollit dhe vendet që nuk e kanë të implementuar do të përdorin furgonë të veçantë të ofruar nga UEFA.

Asistimi i VAR, ishte tepër efektiv në EURO 2020, ndaj dhe UEFA me pëlqimin nga FIFA njoftoi implentimin e teknologjisë në këto eliminatore tepër të rëndësishme për Shqipërinë dhe jo vetëm.

EMISIONET