Shpërthen Megi Doçi: U goditëm nga miushat e Tiranës, bojkotoni gënjeshtrat

Shpërthen Megi Doçi: U goditëm nga miushat e Tiranës,

Futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, ishte e ashpër në reagimin e saj, në lidhje me dhunën e ndodhur në ndeshjen ndaj Tiranës.

Teksa dënon dhunën, Doçi nuk përmbahet më pas teksa shigjeton drejtpërdrejt median ‘Panorama Sport’. Ajo u bën një kërkesë të çuditshme ndjekësve të saj, të bojkotojnë gazetën, ndërsa shkon deri në ofendime të gjuhës së rëndomtë mes ultrasve duke etiketuar kundërshtarët bardheblu si “miusha”.

“Unë Megi Doçi futbolliste e Vllaznis dënoj dhunën e ushtruar në masë dhe sidomos ndaj femrës. Ne erdhëm në Tiranë për të luajtur futboll ne vend qe te na respektonin ne shtepin e tyre…ne u përballëm me nje dhunë psikologjike dhe fizike të pafundme të ushtruar ndaj ekipit tonë….. nga stafi i Tiranës qe ishte i

mirëpërgatitur për “luftë” me 8-10 meshkuj në pankinë… në kater anët e fushës mësyn tifozë të Tiranës për të na goditur barbarisht përveq trajnerit të tyre që nuk është përfshirë … E mirëmenduar, pa praninë e Policisë. Sado e keqe të jetë një femër si mundet të goditet ajo që mundohet të tërheq apo te mbrojë shoqet e veta dhe të qetsojë situaten??….

Miushat djemtë e Tiranës e bën këtë gjë… TURPPP!!!

Sado që ne u përpoqem te mbroheshim dhe të mbronim njëra tjetrën ishte e pamundur sepse vendasit ishin meshkuj dhe të shumtë në numer. Nuk e di se cilit i kam ngrënë bukën nga këto të Panorama sport që merren për të prishur imazhin tim për disa like apo komente me shumë, me shkrime, asgjë reale dhe konkrete por vetëm mashtrime.

– Ne foton qe keni hedhur keni shprehur:

1-Që unë kam filluar sherrin me këtë goditje E verteta: ajo foto është bërë ne fund të rrëmujës dhe kam shkuar të jua heq nga duart një person të ekipit tim nga tre te tillë qe po e godisnin nga koka.

2-Thuhet që unë po godas personin shtrirë. E verteta: Personi që është shtrirë është i ekipit tim dhe kam reaguar për vetëmbrojtje dhe për ta mbrojtur atë person.

Nese ju shkoni si mik ne shtëpinë e dikuj dhe goditeni nga të gjitha anët CFARË DO BËNIT? DO E MBRONIT VETEN TUAJ ?!!!!

Mbrojten tonë ju po mundoheni ta ktheni në sulm ndaj nesh dhe sidomos ndaj meje. Vllaznia ka lujtuar në 1/16 e Champions League dhe ësht shpallur ekipi më fair play i sezonit… Mua nuk më tremb një palo gazetë si e juaja që cdokush që shkruan aty 98 % e saj janë gënjeshtra. Disa shkruajnë anonim nga frika.. e disa paguajn e shkruajnë cfarë duan. Ata që e njohin Megin, karakterin e saj drejperdrejtsin e saj dhe “luftën”qe ban ndaj padrejtesisë e dinë që kam të drejt. Mos prisni që ju të më goditni mua apo shoqet e mija dhe unë të hap sytë dhe vetëm të shikoj. KURRËËËË

Ata që përbaltin imazhin tim janë te ndyrë, Panorama Sport dhe jo vetëm por edhe ata qe i bëjnë copy paste postimeve tua mos u mundoni të mbroni ni ekip që skishte bërë asnjë lloj organizimit dhe marrje masash për t’u zhvilluar një ndeshje madje një derbi…. Derbi me fjalë por jo me lojë…. Koha do ta tregoje… Unë kërkoj nga gjithsecili tifoz i Vllaznisë apo i imi qoft edhe nga cdo qytetar i Shkodrës që palo gazeta Panorama sport që përbalt imazhin tim, bojkot, mos të tregtohet dhe të blihet më nga askush në qytetin e Shkodrës sepse asgjë reale nuk ka në shkrimet e saj…

E Juaja. MEGI DOÇI”

EMISIONET