Shoku i skuadrës së Uzunit kryen vizitat mjekësore me Bayernin

Shoku i skuadrës së Uzunit kryen vizitat mjekësore me Bayernin

Bayern Munich kryen goditjen e parë të merkatos, por jo për atë të janarit. Bavarezët kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me klubin e Granadës për nënshkrimin e Bryan Zaragozas.

Drejtuesit gjermanë kanë pranuar të paguajnë klauzolën prej 15 milionë euro të 22-vjeçarit dhe kështu Zaragoza nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e rekordmenëve të Bundesligas, teksa lojtari firmosi një kontratë deri në vitin 2028.

Shoku i ekipit te Uzuni, ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe konsiderohet me të drejta të plota një lojtar i Bayern. Marrëveshja mes klubeve është që lojtari të qëndrojë te Granada si i huazuar tashmë dhe ta ndihmojë skuadrën për të mbijetuar në LaLiga.

EMISIONET