Shokët e skuadrës e largojnë nga grupi, Ronaldo drekon i vetëm

Shokët e skuadrës e largojnë nga grupi, Ronaldo drekon i

Cristiano Ronaldo mish i huaj në organikën e Manchester United. Sipas tabloideve angleze, sulmuesi portugez është gjithmonë e më shumë i divorcuar në shtëpinë e kuqe ku shokët e skuadrës e mbajnë larg për shkak të tekave të vazhueshme dhe dëshirës së tij për t’u larguar.

“Daily Mirror” shkruan se sulmuesi 38-vjeçar e kanë rënduar aq shumë situatën në kampin e skuadrës së Ten Hag, sa që edhe vetë Ronaldo është distancuar tërësisht nga grupi madje ai është i detyruar të drekojë i vetëm në ambjentet e qëndrës stërvitore.

Probleme jo të vogla CR7 ka pasur edhe gjatë seancave stërvitore ku ka shfrehuar mosdakordësinë e tij me trajnerin Ten Hag për mënyrën se si ai po punon me grupin aktual që në dy javët e para ka grumbulluar po kaq disfata.

Në këtë mënyrë, trajneri ka ndryshuar mendje duke i kërkuar klubit që ta lejë të lirë lojtarin pasi ai po prish gjithë punën e bërë nga stafi gjatë fazës përgatitore të verës. Kontrata aktuale e Ronaldos me Manchester United skadon në qershorin e vitit të kaluar.

 

EMISIONET