Shkupi rrëzohet në Dublin, zbehen shpresat për raundin e tretë të Europa League

Shkupi rrëzohet në Dublin, zbehen shpresat për raundin e

Shumë pak shpresa për Shkupin në raundin e tretë të Europa League pasi humbjes 3-1 në Dublin kundër Shamrock Rovers. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, nuk arritën të bënin një tjetër mrekulli duke minimizuar në maksimum shpresat për një biletë në fazën tjetër të Europa League.

Dy gola të shpejtë nga irlandezët që në pjesën e parë e kompromentuan ndeshjen e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që ngushtoi diferencën 13 minuta nga fundi por nuk arriti ta ruante këtë rezultat duke pësuar edhe të tretin.

Humbje që mund të rëndojë shumë në ndeshjen e kthimit ku Shkupi duhet të fitojë minimalisht me dy gola avantazh për të qëndruar në lojë.



EMISIONET